Kronikë

Gjendet gruaja që u raportua e zhdukur në Ferizaj, dyshohet se ishte viktimë e dhunës seksuale

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Ferizaj në muajin qershor është gjetur.

Por, dyshohet se ajo kishte qenë viktimë e dhunës seksuale.

“Më 24 gusht është raportuar se viktima, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.