Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Descriptive Text

Një vdekje e dyshimtë është shënuar të martën në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia sot përmes raportit 24-orësh.

Siç njoftohet, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.