Kronikë

Aksident në autostradën Komoran – Prishtinë, një i vdekur

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 8 të mëngjesit në autostradën Komoran – Prishtinë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Dyshohet se një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur për një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.