Kronikë

Policia ndalon një të infektuar me COVID-19 në Vushtrri, nuk e respektoi vetëizolimin

Policia e Kosovës ka ndalë një femër në Vushtrri të infektuar me COVID-19, pasi ajo nuk kishte respektuar vetëizolimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 të hënën, është njoftuar në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës. Ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale.

“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja”, është njoftuar në raportin.