Kronikë

Pas një rrahjeje, në Skenderaj arrestohen pesë persona

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në Skenderaj për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit për media, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se motiv i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.

“Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 15:15, të datës 11 qershor 2020, në rrugën ’Xheva e Fehmi Lladrovci’ Skenderaj, ka ndodhur një rrahje, ku njësitë policore kane dal ne vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat te cilët kanë marr ndihmën e pare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, dhe për tretman të mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonale në Mitrovicë të cilët pas tretmanit janë liruar ne shtëpi”, thuhet në njoftim.

Pas një pune intensive, Policia thotë se rreth orës 17:34 është arritur që të arrestohen personat e dyshuar F.K., 21 vjeçar; E.K., 19 vjeçar; E B., 19 vjeçar, Q. K., 22 vjeçar, dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Sulm-Lëndim i rende trupor”.