Kronikë

Plagoset një person te Pallati i Rinisë në Prishtinë

Një person është plagosur sot në një lokal te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai ka thënë se ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i forenzikës dhe hetuesisë janë duke e kryer punën e tyre.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatë për një person të plagosur. Menjëherë njësitët policore kanë dalë në lokacionin ku është raportuar për incidentin dhe kanë konstatuar se te një lokal te Pallati i Rinisë dyshohet për një person të plagosur”, ka thënë ai.

Sipas tij ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe njësiti i forenzikës dhe hetuesisë së Policisë së Kosovës po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe te vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e tjera lidhur me incidentin.