Kronikë

Një shtetas i Shqipërisë u ndalua pasi hyri ilegalisht në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën, pasi që kishte kaluar ilegalisht në këmbë kufirin nga Shqipëria për në Kosovë, është njoftuar në raportin e policisë së Kosovës.

Ai kishte kaluar kufirin në Vermicë. Me vendim të prokurorit ai është dëbuar për në Shqipëri. 

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ilegalisht në këmbë, kishte kaluar kufirin nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është deportuar për në R. Shqipërisë”, është njoftuar në raportin e policisë.