Kronikë

Një person në Prishtinë vdiq derisa po blinte gjëra në një dyqan

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Prishtinë një burrë ka vdekur derisa po blinte gjësende në një dyqan.

Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së.

“Një person derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.