Kronikë

Në Prizren ngrihet aktakuzë për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas njoftimit për media, i dyshuari ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., me datë 08.03.2020 rreth orës 23:00, si dhe me datë 09.03.2020 rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës - bashkëshortes së tij F.E”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.​