Kronikë

Derisa po punonte iu përkeqësua gjendja, vdes një person në QKUK

Dje në Prishtinë ka vdekur një person, që policia e ka cilësuar “vdekje të dyshimtë”.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, derisa kishte qenë duke punuar kishte pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK.

“Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion”, njofton policia.