Para pak ditësh një person i dyshuar me inicialet F.P, ka therë me thikë viktimën Q.A, në një pjesë malore në fshatin Sine të Istogut.
Ndonëse kishte ikur, policia ka arritur ta kap atë dje.
“Më datë 11.05.2020 rreth orës 15:45 në fshatin Sine të Istogut, në një pjesë malore ka ndodh një lëndim i rëndë trupor i shkaktuar me mjet të mprehtë (Thikë). Ku pas një zënke verbale i dyshuari F. P. (1966) nga fshati Zllakuqan – Klinë, e godet viktimën Q. A. (1972) nga fshati Dubravë-Istog, duke i shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit. Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton policia.
PK-ja thotë se i dyshuari F. P. pas kryerjes së veprës ishte arratisur në drejtim të pa njohur.
“Mirëpo njësitet përkatëse Policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të dyshuarit. Kështu që është arrit që me datë 12.05.2020, njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut. Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok. Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësinë e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi”, thotë policia.
Pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
-
13 maj 2020 11:39
-
Shpërndaje në: