Kronikë

Aksident me fatalitet në fshatin Mleqan të Malishevës

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Mleqan të Malishevës.

Sipas raporti 24 orësh të PK-së, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve me ngasës një burrë dhe një grua.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi mashkull ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.