Kronikë

Një punëtor vdes nga shembja e dheut në minierën e Leposaviqit

Foto: Koha / ilustrim

Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. shtetas i Serbisë, ka vdekur të shtunën aksidentalisht, pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Viktima, trupi i të cilit është nxjerr mbrëmë gjatë natës dhe është dërguar për obduksion, ishte kontraktuar si punëtor servisi në Trepçë.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë për KosovaPress, se policia deri tani nuk ka asnjë informacion rreth këtij incidenti.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia në raportin 24 orësh të saj.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke punuar, dyshohet se në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Rasti është në procedurë”, thotë PK.