Kronikë

Një person plagoset në Mitrovicë

Foto: Enis Imeri / Koha

Një person është plagosur të mërkurën në mbrëmje në Mitrovicë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, ka thënë se i plagosuri po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës 21:50, policia në Mitrovice ka pranuar informacion për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, është shprehur ai për Kohën.