Kronikë

Policia merr masa ndaj 30 personave që nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Foto: Koha / Ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave që nuk po respektojnë dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas raportit ditor, vetëm të dielën janë ndaluar 30 persona në 16 raste të ndryshme në disa prej komunave të Kosovës.

Komuna e cila prin me numrin e rasteve është ajo e Prizrenit, ku janë ndaluar gjithsej 19 persona.

Në Ferizaj Policia ka ndaluar 7 persona, në Prishtinë tre persona dhe në Mitrovicën e Jugut një person.

Kryesisht të gjitha rastet janë për mosrespektim të orarit të lëvizjes.