Arbëri

Afaristët e Prizrenit kërkojnë ridefinim taksash të propozuara për reklamat

Taksa komunale për reklamat e bizneseve ndonëse ka figuruar në rregulloret paraprake të Komunës së Prizrenit, megjithatë ajo nuk është zbatuar përkatësisht nuk janë arkëtuar të hyra nga kjo kategori.

Zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se me propozimrregulloren e re për taskat, ngarkesat dhe gjobat nga shërbimet e veprimtaritë komunale parashihet që taksa komunale për biznese të hiqet për shumicën e subjekteve afariste dhe nga ana tjetër të nisë të zbatohet taksa për reklamat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo shoqatat e zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit kanë kërkuar që çmimet e taksave për reklamat të rishikohen dhe të ridefinohen, pasi sipas tyre me propozimin aktual ato kanë çmim të lartë.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave i Prizrenit, Ertan Simitçi, ka bërë të ditur se ngarkesat për reklama të bizneseve kanë figuruar në rregulloret e kaluara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)