Arbëri

Reshjet vërshojnë Shtimen

Reshjet e shiut që kanë rënë pasditen e të dielës kanë vërshuar Shtimen.

Pamjet që i ka siguruar Koha.net në këtë Komunë tregojnë gjendjen në qendrën e qytetit.

Ditë më parë, Rahoveci është përfshirë nga reshjet e rrëmbyeshme duke përfshirë edhe breshrin ka shkaktuar dëme me vlerë milionëshe në bujqësinë e këtij qyteti.

Tash për tash, nuk dihet nëse në Shtime vërshimet kanë shkaktuar dëmet në kulturat bujqësore.