Arbëri

Mosfunksionimi i shërbimit informativ shëndetësor zvarrit digjitalizimin

Në repartet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në ambulancat e tjera ende presin shumë kohë pacientët derisa u hapet historia në letra.

Pavarësisht sa herë ka qenë për kontroll, pacientit i duhet sërish të kalojë çdoherë të njëjtën procedurë të pritjes së plotësimit të gjitha letrave para se të shkojë për kontroll te njëri prej mjekëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Më shumë kohë po humbim duke pritur me na i plotësua këto letra sesa kontrolla te mjeku. Asgjë nuk ka ndryshuar me ish-shtetin e kaluar. Të njëjtat procedura si përpara, edhe pse tash ekziston teknologjia një herë me na regjistrua, por nuk bëhet, e vazhdojnë të shkruajnë me dorë”, ankohet pacienti mbi 40-vjeçar M.B. derisa po priste të merrte letrat mjekësore e të shkonte te mjeku për kontroll.

Në tërë objektin e kësaj qendre mjekësore vetëm në njërin sportel ka kompjuter e megjithatë procedura është e njëjtë dhe nga fillimi për secilin pacient, pasi edhe aty plotësohen letrat me laps.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)