Inspeksioni komunal në Mitrovicë thotë se gjeti produkte me afat të skaduar në këtë supermarket

Inspeksioni komunal në Mitrovicë thotë se gjeti produkte me afat të skaduar në këtë supermarket

14 qershor 2018 17:49

Komuna e Mitrovicës përmes një komunikate për medie, thotë se ka vazhduar edhe të enjten aksioni i inspektorëve komunal për kontrollimin e subjekteve afariste me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale .

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët kanë inspektuar edhe Kompaninë Viva Fresh Store në Shupkofc të Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hasur në produkte me afat të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.

“Inspektori Musa Dibrani njoftoi se me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit. Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar”, thuhet tutje në njoftim.

Drejtori i Inspekcionit Komunal, Hysni Ahmeti, tha se aksionet e tyre për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, do të intensifikohen akoma në të ardhmen.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme