Arbëri

Pjesa përgjatë lumit Mirusha në Malishevë, shpallet zonë me interes

Descriptive Text

Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e sotme shpalli pjesën përgjatë lumit Mirusha në Malishevë si zonë të interesit të veçantë me interes publik, me qëllim të realizimit të projektit për rregullimit e shtratit të lumit, si masë parandaluese ndaj vërshimeve dhe përmbytjeve në këtë pjesë.

Me shpalljen zonë me interes të veçantë, hapet rrugë për inicimin e procedurave dhe më pas realizimin e projektit, për rregullimin e shtratit të lumit, thuhet në njoftimin e KK të Malishevës.