Kryetari i Malishevës me vëllezër ndihmon ndërtimin e një shtëpie në Bellanicë

Kryetari i Malishevës me vëllezër ndihmon ndërtimin e një shtëpie në Bellanicë

13 qershor 2018 15:11

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe vëllezërit e tij, kanë ndihmuar familjen e Mustafë Hoxhës në Bellanicë për ndërtimin e shtëpisë.

Kryetari Begaj dhe dy vëllezërit e tij kanë ndarë nga një mijë euro nga buxheti i tyre familjar, për fillimin e ndërtimin të kësaj shtëpie, por janë zotuar se do ta përfundojnë, pavarësisht nga kostoja e saj.

Shtëpia dhe hapësira ku ka jetuar kjo familje, nuk ju ka mjaftuar për banim, por për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, nuk kanë pasur mundësi që të ndërtojnë shtëpinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme