Arbëri

Realizohen 12 projekte për ndriçim të hapësirave publike në Pejë

Nga të dyja anët e rrugës kryesore të qytetit të Pejës, prej stacionit të policisë e deri afër qendrës së qytetit, ka nisur të realizohet projekti për ndërtimin e ndriçimit të ri publik.

Vlera e këtij projekti që po financohet nga arka komunale, sipas drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, është 38 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Me këtë projekt do të vendosen 48 trupa të rinj ndriçues dhe secila me nga dy koka ndriçimi. Njëra për ndriçim të rrugës e tjetra për ndriçim të trotuarit. Besoj që për një muaj do të përfundojë ky projekt dhe rruga kryesore e qytetit të ketë ndriçim me shtylla të reja me një dizajn edhe të bukur për pamje”, thotë Abazaj.

Ndriçimi i ri publik para dy muajve ka nisur të ndërtohet edhe në lagjen “Kristal” dhe në një pjesë të lagjes “7 Shtatori”, ku është planifikuar të vendosën 329 trupa ndriçues në 29 rrugë dhe rrugica.

Ky projekt në vlerë prej 54 mijë eurosh, që financohet gjithashtu nga arka komunale, është para përfundimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)