Arbëri

Drejtoria e Arsimit në Lipjan shpall konkurs me Udhëzim Administrativ të shfuqizuar

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Lipjanit kishte shpallur konkurs më 2 nëntor 2017 për pozitat: arsimtar i gjuhës angleze në SHFMU “Ernest Koliqi” dhe SHML “Gjimnazi Ulpiana”, profesor i gjuhës gjermane.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka vonuar 25 ditë komisionin për intervistim të kandidatëve sipas raportit të Auditorit për vitin 2017 e cila bie në kundërshtim me nenin 7 të UA 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në sektorin Publik.

Por, ky konkurs, sipas Auditorit, është thirrur në një udhëzim administrativ, i cili ishte shfuqizuar më parë.

“Për me tepër kjo Drejtori me rastin e themelimit të këtij komisioni është thirrur në udhëzimin administrativ që është shfuqizuar kohë më parë”, thuhet në raport.

Komuna sipas Auditorit rrezikon menaxhim joadekuat të burimeve njerëzore, e cila rezulton me pranim të punonjësve jokompetentë për pozitat adekuate.

“Informatat jo të plota, mosrespektimi i afateve kohore dhe kërkesave që dalin nga rregullat përkatëse lidhur me shpalljen dhe themelimit e marrëdhënies së punës mundësojnë ndërhyrje të parregullta në proceset rekrutuese dhe kontrolle jo adekuate me rastin e pranimit të punonjësve të ri”, thuhet në raport.

Kryetarit i është rekomanduar që t’i rishikojë shkaqet që kanë reflektuar menaxhim jo të mirë të burimeve njerëzore, dhe të sigurojë se janë dizajnuar kontrollet e duhura në mënyrë që rekrutimet të behën përmes një procesi transparent, konkurrues dhe në pajtim me kërkesat ligjore./Kallxo.com