Arbëri

Vushtrria bëhet me sheshin “Ahmet Krasniqi”

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka propozuar Kuvendit të Komunës emërtimin e Sheshit “Ahmet Krasniqi” në qytetin e Vushtrrisë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Vushtrria do të nderojë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, birin e saj, kolonel Ahmet Krasniqi”, ka thënë kryetari Tahiri.

Sheshi do të vendoset para objektit të ndërtesës së Komunës së re dhe krahas Sheshit “Hasan Prishtina”.

“Me këto sheshe, Vushtrria nderon dy figurat e saja të ndritura, por edhe krijon hapësira publike për qytetarët e saj. Ky është edhe një premtim i yni që po merr rrugën e realizimit”, ka thënë kryetari i Komunë, Xhafer Tahiri.