Arbëri

Vetëvendosje kërkon emërtimin e sheshit me emrin e Adem Demaçit

Podujevë, 8 qershor – Zyrtarët e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë po kërkojnë nga Komuna që ta emërtojë një shesh me emrin e Adem Demaçit.

Arsyeja pse po e kërkojnë një gjë të tillë, sipas tyre, është kontributi i Demaçit në çështjen kombëtare. Administratorja e Qendrës së LVV-së në Podujevë, Edonë Çitaku, ka thënë se është shumë e rëndësishme që një shesh të mbajë emrin e veprimtarit Adem Demaçi, shkruan sot Koha Ditore.

“Me vetë faktin që Adem Demaçi është një personalitet kombëtar dhe vjen nga zona e Llapit, kemi menduar që është shumë e nevojshme madje edhe shumë e rëndësishme që një shesh të ketë emrin e tij. Adem Demaçi është figurë që gjithherë ka qenë në qendër të zhvillimeve kombëtare në vend dhe jemi të bindur se emri i tij duhet të jetë në qendër të qytetit. Më shumë për figurën dhe veprat e Adem Demaçit besoj që nuk kemi çka të flasim, sepse flet vetë emri i tij”, është shprehur Edonë Çitaku.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)