Arbëri

Qytetarët kërkojnë investime në infrastrukturë, kryetari përsërit premtimet

Komuna e Gjilanit ka mbajtur takim publik me qytetarë, në të cilin kreut komunal i është kërkuar më shumë punë në infrastrukturën e qytetit.

Agim Salihu ka kërkuar funksionalizimin e ndriçimit publik. Kjo çështje, sipas tij, deri tashti është injoruar.

“Prej fillimit të sheshit është për të ardhë, keq asnjë dritë nuk punon qe 5 vjet. Çfarë frike kanë fëmijët tanë kur ecin natën në atë pjesë. A po ua vret syrin qendra e qytetit”, ka thënë Salihu, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse Fatmir Shurdhani, kryetar i shoqatës “Handikos”, ka kërkuar që të asfaltohet një pjesë brenda hapësirave të objektit, ku ata ushtrojnë veprimtarinë me qëllim që njerëzit me aftësi të kufizuara të kenë qasje më të lehtë.

“Ne jemi në një objekt të komunës dhe në atë objekt gravitojnë tri shoqata dhe inaugurimi është bërë në vitin 2010, dhe kur do të shtrohet ajo rrugë 10 metra asfalt. Është e tmerrshme personat me aftësi të kufizuara me prit ka 10 minuta në rrugë, sepse qasja në hyrje të objektit nuk është me asfalt ose kocka”, ka thënë ai. E Naim Sherifi, i punësuar në ndërmarrjen lokale “Tregu”, e cila menaxhohet nga Komuna ka kërkuar 12 punëtorë të larguar nga kjo ndërmarrje të kthehen në vendet e mëparshme të punës..

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)