Arbëri

Prefektët e 12 qarqeve të Shqipërisë zotohen për bashkëpunim me Prizrenin

Prefektët e qarqeve të Shqipërisë të premten kanë vizituar Prizrenin, me ç’rast me autoritetet komunale janë dakorduar për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, por edhe të kulturës, sportit e fushat e tjera.

Meqë vizita është realizuar në vigjilje të shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pohuar se i ka njoftuar mysafirët me programin festiv, si dhe me Prizrenin në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.

“Prefektët e qarqeve të Shqipërisë i njoftova me Komunën e Prizrenit dhe biseduam për pikat se ku mund të kemi bashkëpunim... Biseduam për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet qyteteve të Kosovës, më specifikisht Prizrenit dhe atyre të Shqipërisë dhe u dakorduam se ky bashkëpunim duhet të rritet më shumë”, ka thënë Haskuka. Sipas tij, si pikë e parë e ujdisë është pjesëmarrja më e madhe e kompanive shqiptare në panairet që organizohen në Prizren dhe anasjelltas.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)