Arbëri

Deçani paralajmëron padi ndaj MMPH-së dhe kompanisë ,,Kelkos Energy’’

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka paralajmëruar se do të padisë Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor dhe kompaninë SHPK,,Kelkos Energy’, për mosrespektim të standardeve ekologjike në rajonin e kësaj komune.

ë një njoftim për media thuhet se për arsye të mosimplementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mosrespektimit të minimumit ekologjik në Lumbardhin e Deçanit nga SHPK ,,Kelkos Energy’’, Komuna e Deçanit do të ushtrojë padi ndaj tyre.

Kompania SHPK,, Kelkos Energy’’, e cila ka ndërtuar hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të Deçanit nuk është dukë e respektuar minimumin ekologjik.

Njëkohësisht Departamenti i Ujërave dhe Inspektorati, të cilët janë në kudër të MMPH, nuk kanëa zbatuar dhe nuk po i zbatojnë përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë në raport me operatorin ekonomik SHPK ,,Kelkos Energy’’.

Edhe përkundër angazhimeve të Inspektoratit Komunal, në veçanti, dhe të Komunës, në përgjithësi, në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik, kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konform ligjeve të Republikë së Kosovës, sepse kjo kompetencë është e nivelit qendror, kurse komuna dhe veprimet e komunës në raport më këtë çështje konsiderohen inkopetente.

Komuna e Deçanit ka dhjetëra e dhjetëra inspektime procesverbale dhe padi kundrejt kompanisë në fjalë për të respektuar minimumin ekologjikë të Lumëbardhit të Deçanit, por nuk kemi hasur në mirëkuptimin e kompanisë , nga e cila kemi kërkuar vetëm zbatimin e kushteve të marrëveshjes në mes të MMPH-së dhe SHPK ,,Kelkos Energy’’ dhe respektimin e ligjeve të Republikë së Kosovës.

{gallery}