Arbëri

Gjatë majit në Spitalin e Pejës, u lindën 168 fëmijë, vdiqën 23 persona

Descriptive Text

Të dhënat nga puna e bërë në muajin maj 2018 tregojnë se 1,318 pacientë ishin të shtrirë për të marrë shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ndërsa numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në maj ka qenë 168, 84 të gjinisë femërore dhe 84 të mashkullore, numri i të vdekurve ka qenë 23.

Sa i përket operacioneve të kryera gjatë majit ato kanë qenë saktësisht 300 operacione që kanë zgjatur 438 orë operim në sallat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.