Arbëri

Ekzekutivi i Ferizajt arkëton taksat e lejeve të ndërtimit me këste

Auditori i përgjithshëm ka gjetur shkelje të Ligjit të ndërtimeve në Komunën e Ferizajt për vitin 2017.

Ferizaj prej vitesh e praktikon dhënien e lejeve ndërtimore, duke ua mundësuar bizneseve kryerjen e pagesave me këste, gjë që paraqet shkelje ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një gjë të tillë po e vazhdon edhe qeverisja e re e PDK-së, megjithëse kryetari i Komunës, Agim Aliu, pati premtuar se në radhë të parë do ta respektojë Ligjin e ndërtimeve dhe do ta parandalojë kaosin urban, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tashti.

Sipas Auditorit të përgjithshëm, Komuna më 2017, në pesë raste ka lejuar bizneset të pajiseshin me leje, duke e paguar borxhin me këste, mandej pas pagesës së këstit të parë bizneset janë pajisur me vendime për ndërtimet, mirëpo ndërkohë këstet e tjera nuk i janë paguar asnjëherë Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)