Arbëri

Këshilltari i LDK-së në Gjilan pa leje komunale ndërton parking

Këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit, Shemsedin Elezi, e ka dëmtuar pronën publike në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër. Ai ka kryer punime për ndërtimin e një parkingu pa lejen e autoriteteve komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Elezi, i cili është edhe kryetar i fshatit Zhegër, ka thënë se një veprim të tillë e ka bërë pa lejen komunale, por në dobi të banorëve. Ai ka thënë se për këtë veprim është pajtuar Këshilli i fshatit.

“Kemi pasur një debat publik me strukturat e Këshillit të fshatit dhe realisht u morëm vesh që të zgjerohet ajo pjesa ndërmjet postës dhe ambulantes. Të ndërtohet një parking, sepse veturat në mungesë parkingu po ndalen në trotuar dhe po i pengojnë njerëzit. Kemi pasur një debat publik dhe kanë marrë pjesë ata banorë të cilët kanë qenë të interesuar të marrin pjesë. Mirëpo pasi është kryer puna një grup i banorëve është ankuar në Komunë. Komuna nuk ka qenë e informuar për këtë çështje dhe ata kanë kërkuar që të ndalojmë punimet dhe jemi marrë vesh që të kthejmë në gjendjen e mëparshme. Dhe jam duke punuar që ajo pjesë të kthehet në gjendjen siç ka qenë”, ka thënë Elezi

Por ekipi i gazetës ka qenë në fshatin Zhegër dhe në lokacionin ku është dëmtuar prona publike gjendja është e njëjtë dhe nuk është kthyer në të mëparshmen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)