Arbëri

Vdes ish-zëdhënësi i Vushtrrisë, Shemsedin Preteni

Ka vdekur mëngjesin e sotëm veterani i gazetarisë nga Vushtrria, Shemsedin Preteni. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, përmes rrjetit social Facebok.

Me këtë rast, Izmaku ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit për ndarjen nga jeta të tij.

Postimi i plotë i Izmakut:

Familjarë dhe miq te gazetarit veteran dhe bashkevendasit tone Shemsedin Preteni!

Lajmi për vdekjen tende na trishtoi mëngjesin e sotëm! Sa shume dite pune e ide kemi ndare bashke! Ende herët ike dhe ky lajm do t’i pikëllojë shumë njerëz sot! U prefsh ne paqe Shem! Vushtrria te kishte veteran te gazetarisë! Ngushëllime Vushtrri!.

Kujtojmë se Preteni ishte ish-zëdhënës i Vushtrrisë.