Arbëri

Komunikim i mangët ndërmjet institucioneve komunale të Pejës

Procesi i mbikëqyrjes për zbatimin e strategjisë së komunikimit në institucione komunale dhe të institucioneve me publikun, ka gjetur mangësi të mëdha në komunikimin e zyrtarëve dhe organeve komunale mes vete, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni për monitorimin e kësaj strategjie, që përbëhet nga pesë këshilltarë komunalë të subjekteve të përfaqësuara në Kuvend, si dhe nga një përfaqësues i shoqërisë civile dhe të ekzekutivit, gjithashtu ka konstatuar edhe komunikimin e pakët të institucioneve komunale me mediat dhe me publikun.

Sipas këtij raporti, kryetari i komunës qenka më aktiv në raport me qytetarët, me të cilët mban takime individuale, grupore dhe me masë më të gjerë.

Këtë pikë të komunikimit, siç potencohet në raport, kryetari e plotëson më shumë sesa që e kërkon kjo strategji e komunikimit, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal në muajin korrik të vitit të kaluar. Mirëpo, gjatë monitorimit është konstatuar mungesa e komunikimit të zyrës së kryetarit me institucionet e tjera komunale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.