Arbëri

Hapësirat e tregut jepen falas në funksion të lirimit të rrugëve

Tregtarët e fruta-perimeve do të mundë t’i shfrytëzojnë hapësirat e Tregut të gjelbër pa pagesë në mënyrë që t’i lirojnë rrugët e trotuaret, ku tash për tash e ekspozojnë mallin e tyre. Deri tashti komunarët e Podujevës nuk kanë arritur t’i bindin tregtarët që t’i lironin hapësirat publike.

Premtimet e tyre për të gjë të tillë kanë dështuar disa herë. Afati i ri që është dhënë nga ta për funksionalizimin e Tregut të ri, pjesa e fruta-perimeve dhe largimin e shitësve nga rrugët është qershori, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, ka thënë se fillimisht do të njoftohen tregtarët ambulantë se më nuk do të lejojnë shitjen jashtë tregut.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)