Arbëri

200 persona të pickuar nga rriqrat për tre muaj

Janë regjistruar rreth 200 raste të pickimeve nga rriqrat, në periudhën kohore prej 3 muajsh në Komunën e Klinës .

Infektologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Haxhi Ibishi, tregon se deri tashti nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike. “Janë të regjistruara 200 raste të pickimeve nga rriqrat, por me ethe hemorragjike nuk kemi pasur asnjë. Dy veta janë dërguar në spital, por kanë dalë negative rezultatet”, thotë Ibishi, duke shtuar se çdo gjë është nën kontroll në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të rrezikut nga rriqrat, i tërë territori i Klinës është e shpallur zonë endemike, pa lënë jashtë kësaj zone asnjë vendbanim të kësaj komune, në të cilat banorët janë të shfaqur rrezikut gjatë sezonit nga pickimi i rriqrave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)