Arbëri

Pas shtatë vjetësh objekti i Komunës afër funksionalizimit

Objekti i ri i Administratës së Komunës së Podujevës është afër funksionalizimit pas shtatë vjetësh prejse ka filluar ndërtimi i tij. Zyrtarët komunalë kanë thënë se tashmë është bërë pranimi teknik dhe se kanë filluar edhe inventarizimin e objektit.

Zëdhënësi Nazmi Elezi ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe disa punë teknike para funksionalizimit të ndërtesës së re, shkruan sot Koha Ditore.

“Është kryer pranimi teknik i objektit të ri të Komunës, por në marrëveshje me punëkryerësin kanë mbetur të kryhen edhe disa intervenime, të cilat janë në proces. Aktualisht Komuna është duke e bërë inventarizimin dhe montimin e rrjetit të internetit dhe punë të tjera teknike.Sapo të përfundojë procesi i inventarizimit dhe punët e përmendura më lart, do të fillojë edhe vendosja e personelit të administratës komunale në objektin e ri”, ka theksuar Nazmi Elezi.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)