Arbëri

DRC mbështet Mitrovicën në përmirësimin e kushteve të komuniteteve

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur projekt-menaxheren e Zyrës së DRC-së në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq, me të cilën ka biseduar për realizimin e projekteve të DRC-së në Mitrovicë dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Dalipoviq tha fillimisht se DRC-ja ka pas në vazhdimësi një bashkëpunim të mirë me komunën e Mitrovicës dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen, për të shtuar se falë këtij bashkëpunimi edhe projektet e DRC-së, e që kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom, shkali e egjiptas, janë realizuar me sukses.

“Aktualisht jemi duke punuar në projektin e ri për mbështetje të komunitetit ashkali, romë dhe egjiptas në Mitrovicë, për katër vitet e ardhshme dhe falënderojmë Komunën e Mitrovicës e cila gjithmonë ka treguar gatishmëri që të jetë pjesë e projekteve të realizuara nga DRC-ja”, tha Dalipoviq.

Në vazhdim ajo shtoi se drejtoritë e komunës janë të njoftuara me nevojat e banorëve të komunitetit rom, shkali e egjiptas dhe presim që të na mbështesin në realizimin e projekteve, ashtu sikur që kanë bërë edhe deri tash, dhe se DRC në kuadër te projekteve mbështet kthimin e shqiptarëve në lagjet veriore të qytetit.

Nënkryetari Mujka tha se komuna dhe drejtuesit e saj janë të gatshëm dhe kanë vullnetin e duhur për të ndihmuar në të gjitha projektet që DRC-ja i realizon, si dhe për të intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellë.