Arbëri

Rahoveci nis gjobitjen e hedhësve të mbeturinave jashtë kontejnerëve

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët e kësaj drejtorie, kanë nisur dhënien e gjobave mandatore për hedhësit e mbeturinave në vende ku është e ndaluar me ligj dhe për këtë deri më tani janë shqiptuar tri gjoba.

Përmes njoftimit të publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit, si dhe në media lokale edhe ato nacionale, janë njoftuar me kohë se me gjoba mandatore do të dënohen qytetarët, operatoret ekonomikë dhe ekonomitë familjare nëse hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta), në ato vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës.

Komuna fton të gjithë qytetarët, që në rast se shohin persona të papërgjegjshëm duke hedhur mbeturina në deponi ilegale apo vende që nuk janë të përcaktuara për hedhjen e mbeturinave nga Komuna, të lajmërohen në këtë numër telefoni 045-134-001.

Image
Image
Image