Arbëri

ATK-ja dështon t`i mbyllë kazinotë e bastoret afër objekteve shkollore në Lipjan

Administrata Tatimore e Kosovës ka dështuar t’i mbyllë kazinotë dhe lokalet e tjera me lojëra të fatit në Lipjan derisa ato po funksionojnë në qendër të qytetit, në afërsi të objekteve shkollore.

Sipas ligjeve në fuqi, ato lokale nuk kanë të drejtë të kryejnë funksionin e tyre prej më pak se 500 metrash, mirëpo një gjë e tillë nuk po respektohet në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kundër lokaleve të lojërave të fatit është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjet e fundit të KK-së, madje për mbylljen e tyre ka kërkuar edhe vetë kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka fajësuar ATK-në për mosmarrje të veprimeve të duhura në këtë proces.

“Sikur të kisha mundur për çështjen e kazinove dhe lokalet me lojëra të fatit, jo vetëm 500 metra larg institucioneve publike shkollore etj, por sikur të kisha mundur nuk do t’i lejoja asnjë prej tyre brenda qytetit. Problemi është se inspektorët e Komunës po i mbyllin ato lokale, ndërkohë vijnë inspektorët nga niveli qendror dhe i hapin ato. Ligjërisht është drejtpërdrejt kompetencë e Administratës Tatimore të Kosovës, prandaj sipas ligjit këto lokale duhet të funksionojnë mbi 500 metra larg institucioneve”, ka thënë Ahmeti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)