Arbëri

Kreu i Kaçanikut skeptik për hapjen e rrugës në qershor

Descriptive Text

Rruga Kaçanik - Hani i Elezit, e bllokuar javë më parë për shkak të punimeve për parandalimin e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve, pritet të hapet për qarkullim në fillim të qershorit.

Një paralajmërim të tillë e ka dhënë shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, të hënën pas mbledhjes së Ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“U njoftova nga ministri Lekaj, që për të evituar dheun e rrëshqitur në këtë rrugë tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”, ka thënë Haradinaj.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se me kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të punojnë me 2 apo 3 ndërrime në mënyrë që punimet të finalizohen sa më shpejtë që është e mundur.

Pavarësisht kësaj ai është skeptik se punimet mund të realizohen brenda këtij muaji, derisa aty duhet të largohej dheu me mijëra tonë për ta parandaluar rrezikun gjatë lëvizjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)