Arbëri

Udhëheqja e Gjilanit s’ka dijeni për projektin e sistemit të ngrohjes

Qeveria e Kosovës e ka planifikuar ndërtimin e sistemit të ngrohjes qendrore për Gjilanin në kuadër të reformave ekonomike për 2018. Ndërsa udhëheqja e Gjilanit s’ka dijeni se niveli qendror e ka planifikuar në këtë program. Projekti duhet të realizohet në 3 faza, kurse studimi i fizibilitetit për ndërtimin e sistemit të ngrohjes qendrore për qytetin është 2018-a.

Studimi i fizibilitetit është planifikuar të bëhet këtë vit, kurse më 2019 duhet të nisë hartimi i disenjit teknik dhe më 2020 të nisë implementimi i projektit për ndërtimin e sistemit të ngrohjes qendrore për këtë komunë”, thuhet në planin e reformave qeveritare, shkruan sot Koha Ditore.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, thonë se nuk kanë informacione sa i përket projektit, i cili parashihet të zhvillohet nga niveli qendror i qeverisjes. Megjithatë thotë se ndërtimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Komunën e Gjilanit është i rëndësishëm për banorët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)