Arbëri

Komuna e Mitrovicës përfiton grant nga DEMOS-i

Në kuadër të Grantit të Performancës, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës, falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 27,750.00 euro nga projekti i DEMOS-i, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL, në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.

Bahtiri ka falënderuar DEMOS-in për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.

Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.