Arbëri

Saraçi i fundit i Pejës

Një kthinë e vogël është lokali i vetëm artizanal në qendrën që dikur ishte e njohur për llojllojshmërinë e zejeve.

Qendra Zejtare e Pejës tash është kthyer në qendër tregtare. Kafenetë dhe lokalet “Fast food” janë ngritur mbi gërmadhat e dyqaneve të kovaçëve, leshlënurësve, qelqpunuesve e filigranëve, shrkuan sot “Koha Ditore”. Lokalet një dhe dykatëshe të Pejës së vjetër janë rindërtuar dhe nuk e kanë më lashtësinë shumëvjeçare. Disa objekteve të reja u është shtuar edhe nga një kat, duke e zhdukur kështu arkitekturën e moçme të qendrës, që u dogj në luftën e fundit.

Buzë Bistricës së Pejës ka mbijetuar veç një zeje - ajo e saraçit. Ky zanat ka të bëjë me prodhimin e elementeve për futje në zgjedhë të kuajve.

Dikur në Pejë ishin 52 saraçë, tash ka mbetur vetëm Nexhdet Belegu. Ndonëse pa asnjë profit, Belegu vazhdon të ushtrojë zanatin e saraçit. Aroma e vajit dhe e lëkurës nuk po e lë t’i largohet zejes së vjetër. Nuk do ta braktis derisa të ketë fuqi të punojë.“Më ka hy në gjak”, thotë ai

70 vjet saraç

Nexhdet Belegu nuk e mban mend se kur ka nisur ta bëjë punën e saraçit.

“Duhet të kem qenë 5 vjeç. Nuk e mbaj mend mirë moshën, por prejse më kujtohet vetja punoj këtu”, thotë ai. Belegu tash i ka 75 vjet. Për 70 vjet thotë se e ka bërë punën me dashurinë më të madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.