Ambasada Amerikane mbështetë Gjilanin me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuar

Ambasada Amerikane mbështetë Gjilanin me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuar

16 maj 2018 16:03

Shoqata “Handikos” në Gjilan falë mbështetjes së marrë nga Ambasada Amerikane për projektin që ka të bëjë me trajtimin më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e Gjilanit, ka shpërndarë sot pajisje dhe material didaktik për dy Institucione Parashkollore dhe dy shkolla.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në këtë komunë, ka falënderuar Ambasadën Amerikane për projektin dhe Fatmir Shurdhanin nga Handikos, për implementimin e projektit në dy Institucione Parashkollore dhe dy shkolla, duke vlerësuar se angazhimi për kushte më të mira për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden në shkollat e Gjilanit është dëshmia më e mirë e sinqeritetit për barazi tek fëmijët.

“Hendikos dëshmon më së miri vullnetin e madh që të jetë në shërbim të fëmijëve dhe nxënësve në forma të ndryshme. Projekti i ambasadës parasheh që për 10 muaj të mbështes këto shkolla me edukatore mbështetës të cilët për këtë periudhë kohore do të ndihmojnë në punën me fëmijët me nevoja të veçanta. Sot janë bërë shpërndarja e pajisjeve të ndryshme teknologjike për këto institucione duke mos harruar edhe materialin didaktik që është shumë i rëndësishëm”, ka thënë drejtori Gagica.

Ai potencoi se ky projekt që është i përbashkët mes Ambasadës Amerikane, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe “Handikos”-it, do të jetë në shërbim të nxënësve dhe arritjeve të tyre më të mira në fushën e dijes dhe integrimit krahas të gjithë fëmijëve të tjerë në shoqëri.

Kurse nga ana e tij Fatmir Shurdhani, ka thënë se projekti parasheh angazhimin e mësimdhënësve mbështetës, pajisje më të mira, mjete të konkretizimit etj me qëllim që edhe fëmijët me nevoja të veçanta të arrijnë në nivelin e duhur të shkollimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme