Handikosit në Drenas i dhurohen mjete për persona ne nevojë

Handikosit në Drenas i dhurohen mjete për persona ne nevojë

16 maj 2018 15:17

Handikosi në Drenas është pajisur me 17 karroca ndihmëse (shëtitore) lëvizëse për persona me aftësi të kufizuar të dhuruar nga donatorët Daut Salihu nga Gjilani me vendqëndrim në Holandë dhe Burim Hajrizi nga Mitrovica me vendqëndrim po ashtu ne Holandë.

Sjellja e këtyre karrocave në Kosovë është mundësuar nga Burim Qorri i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.

Komuna e Drenasit falënderon të gjithë ata që kanë mundësuar këtë donacion për Handikosin që do t’i lehtësojë punën këtij institucioni për personat ne nevojë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme