Arbëri

Tetë projekte synohen në Gjilan nëpërmjet partneritetit publiko-privat

Descriptive Text

Megjithëse projekti i partneritetit me një kompani austriake për mbeturinat është në krizë, qeverisja lokale e Gjilanit ka bërë të ditur se synon t`i realizoj 8 projekte nëpërmjet partneritetit publik- privat (PPP).

Investimet janë për këto projekte: palestra sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, penda e Livoçit të Epërm, vendparkimet në qytet, Zona ekonomike, rrjeti i menaxhimit të ndriçimit publik, inkubatori i biznesit, modernizimi i Tregut të gjelbër dhe Transporti Urban, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pushteti lokal në mandatin e kaluar me partneritet publiko- privat kishte arritur të realizonte projektin e kampusit të shkollave të mesme. Dhe se investitori privat kishte marrë nën menaxhim hapësirat e shkollave, të cilat ishin integruar e në të cilat hapësira ishte vendosur sigurimi fizik, kurse nxënësit shërbeheshin me ushqim brenda kampusit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)