Borxhet komunale në Gjilan do të arkëtohen nëpërmjet gjykatës Foto: Koha

Borxhet komunale në Gjilan do të arkëtohen nëpërmjet gjykatës

15 maj 2018 10:15

36 pronarë lokalesh të dhëna me qira nga pushteti lokal i Gjilanit nuk i kanë shlyer detyrimet. Borxhi i akumuluar është 60 mijë euro.

Nga ana tjetër, Komuna nuk ka arritur t’i arkëtojë këto të hyra ngase deri tashti nuk kanë kontraktuar një përmbarues privat për mbledhjen e mjeteve financiare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa shuma të cilën Komuna e mbledh nga të hyrat e qirave brenda një viti është rreth 140 mijë euro.

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, thotë se si drejtori kanë bërë punën e tyre dhe se ata qiramarrës, të cilët nuk i kanë bërë pagesat e tyre tashti do të përballen edhe me paditë të cilat i kanë ushtruar në gjykatë.

Thotë se akumulimi i borxhit është pasojë e mosshlyerjes së detyrimeve nga viti në vit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme