Arbëri

Podujeva ende pa drejtor të Shëndetësisë

Descriptive Text

Kanë kaluar më shumë se 5 muaj që kur Agim Veliu ka rimarrë edhe një mandat si kryetar i kësaj komune, raporton KTV.

Por jo të gjitha drejtoritë komunale të udhëhequra nga Veliu kanë drejtor. Është Drejtoria e Shëndetësisë e cila që nga zgjedhjet e fundit lokale nuk ka një udhëheqës.

Arsyetimi i vetëm i komunës është se kryetari i kësaj komune ende nuk ka gjetur një emër adekuat për këtë pozitë.

Opozita në këtë komunë thotë se ka emra të mjaftueshëm që mund ta udhëheqin këtë drejtori, por sipas tyre, kjo drejtori po udhëhiqet nga drejtori i financave. Mirëpo, nënkryetari i komunës së Podujevës thotë se drejtori i Financave po kryen vetëm disa çështje në mungesë të drejtorit të Shëndetësisë. E përveç Drejtorisë së Shëndetësisë, në Komunën e Podujevës është edhe Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik e cila po funksionon pa drejtor.