Arbëri

Ekzekutivi i Malishevës përtërin ujdinë me BIK-un për shpenzimet mortore

Descriptive Text

Autoritetet e Komunës së Malishevës dhe drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, të martën, kanë përtërirë ujdinë që kjo e fundit të kryejë shërbimet e varrimit, derisa ekzekutivi lokal nga buxheti komunal do t’i heqë shpenzimet për këto shërbime.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, marrëveshja për këtë vit është firmosur pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi i Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të 4 prillit të këtij viti, sot, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të vdekur, të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e ZI-së.

Aty sqarohet se sipas marrëveshjes, “Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë obligohet që të kryejë shërbimet e varrimit, të cilat hiqen me mjetet buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin e amzës i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve të tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurosh” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)