Arbëri

Tetë mijë euro, ekskursioni i pozitës e opozitës së Lipjanit në Shqipëri

Këshilltarët e KK-së nga pozita e opozita dhe një pjesë e zyrtarëve komunalë të Lipjanit që nga data 4 maj po qëndrojnë në një ekskursion të përbashkët në Shqipëri.

Për këtë projekt në mbledhjen e KK-së në muajin mars, këshilltarët e pozitës dhe opozitës janë bashkuar për ta votuar në mënyrë unanime dhe për t’i ndarë gjithsejtë 8 mijë euro nga buxheti i taksapaguesve të Lipjanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk është hera e parë që këshilltarët e KK-së bashkohen në këtë mënyrë për t’i realizuar interesat personale nëpërmjet buxhetit vetjak të Komunës, madje në të kaluarën këshilltarët e KK-së në Lipjan patën përvetësuar edhe laptop të cilët nuk i kanë kthyer asnjëherë pas përfundimit të mandateve.

Sidoqoftë, ky ekskursion po kundërshtohej nga vetë qytetarët e kësaj komune, të cilët janë taksapagues të kësaj komune, dhe një kundërshtim i tillë është bërë edhe nga organizata joqeveritare “Polis”, e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Lipjanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)